Angebote für Frauen in Not

Kam nevoje per ndihme urgjente!

Nese jeni te kercenuara nga dhuna ose keni nevoje per ndihme mjekesore, ju lutemi telefononi ne keta numra telefoni:
Policia 110
Urgjenca 112

„Streha per grate“ eshte nje strehe emergjente per gra te rrezikuara dhe te prekura drejtperdrejt nga dhuna. Ne „strehen per grate“ keni mundesine te merrni mbrojtje dhe perkrahje deri ne stabilizimin e plote te kushteve tuaja te jeteses.

Ju mund te na kontaktoni 24 ore ne dite ne keta numri telefoni:
069 / 43 05 47 66
069 / 63 12 61 4
069 / 41 26 79

Tek ato “streha per grate“ qe jane pjese e Frankfurter Verein mund te drejtohen te gjitha ato femra qe vijne nga qyteti i Frankfurtit dhe me gjere nga Landi i Hesenit.

Nese ne strehen tone do te gjenden vende te lira, atehere ne do te mundemi t´ju strehojme menjehere ju dhe femijet tuaj ne cdo kohe, edhe naten edhe ne fundjave.

Por nganjehere ndodh qe ne nuk kemi vende te lira ne strehen tone. Ne raste te tilla ne ju ofrojme ndihmen tone per gjetjen e nje strehimi ne nje strehe tjeter ose ne nje strehe emergjente.

Me shume informacione mund te gjeni ne rubriken tone FAQ (pyetje dhe pergjigje).

Kam nevoje per keshillim.

Nese deshironi te flisni me dike per situaten e veshtire ne te cilen ndodheni, jeni te mirepritura te drejtoheni tek ne.

Ju mund te kontaktoni qendren tone te keshillimit ne keta numra telefoni:
069 / 43 05 47 66
0172 / 619 89 84

Orari i punes:
E hene - E premte prej ores 9.00 deri ne oren 17.00

Keshillimi me ne eshte falas dhe krejtesisht anonim.

Nese deshironi ta merrni sherbimin e keshillimit personalisht dhe jo ne telefon atehere lutemi te lini nje orar vizite. Pasi te keni lene orarin, biseda keshilluese mund te zhvillohet sipas deshires suaj, ose ne qendren tone ose diku tjeter. Ne gjithashtu mund te organizojme edhe nje perkthyes/e ne rast se ju e keni te nevojshme nje te tille.

Konsultimi online

Nese per momentin ju nuk mundeni te flisni ne telefon ose thjesht deshironi nje konsultim on line nepermjet internetit, atehere ju mund te na shkruani nje e Mail ne adresen tone te emailit:

Mesazhi juaj do te shqyrtohet ose gjate orarit tone te punes ose me se vonti nje dite me pas, nese kjo do te jete nje dite pune ( Ditet e punes jane: E hene – E premte )

Shembull: Nese ju e dergoni mesazhin diten e enjte ai do te shqyrtohet ose ne te njejten dite ose diten e premte. Nese ju e dergoni mesazhin tuaj diten e premte atehere ai do te shqyrtohet ose ne te njejten dite ose diten e hene, per shkak te fundjaves.

Konsultimi jashte orarit te punes

Nese keni nevoje per keshillim jashte orarit te punes ju keni mundesine te telefononi tek Zyra Federale e ndihmes ne telefon ne numrin 08000 116 016. Aty mund te merrni sherbimin e nevojshem i cili mund t´ju ofrohet edhe ne shume gjuhe te tjera pervec se ne gjuhen gjermane.

Edhe per nje keshillim On Line nepermjet internetit jashte orarit tone te punes ju mund te drejtoheni serish tek Zyra Federale e ndihmes ne telefon, e cila do t´ju vere ne dispozicion edhe keshillimin me ane te e mailit ose nepermjet bashkebisedimit ne kohe reale (Chat).

Hilfetelefon Gewalt gegen Frauen